Ndërtimi- Në 40 objekte të kontrolluara në rrethin e Tiranës, inspektorët tatimorë, grupet e inspektimit tatimore, në përbërje të të cilëve kishte inxhinierë ndërtimi që disponon Administrata Tatimore, fotografuan dhe fiksuan gjendjen reale të objekteve në ndërtim dhe u krahasuan me deklarimet e bëra nga tatimpaguesit në regjistrat e Administratës Tatimore Rajonale. Nga Investigimi i bërë u konstatua se:
Kishte mungesë në dokumentacionet tekniko\ligjore të tatimpaguesve që kishin të bënin më preventivin e punimeve në objekte, librezat e masave, analizat e çmimeve, të cilat reflektoheshin qartë në raportimet e detyrimeve tatimore mujore.
Objekte në ndërtim informal të pa pajisura me NIPT sekondar
Në të gjitha objektet, zhvillonin aktivitet rreth 150 nënkontraktor tatimpagues, të cilët po i nënshtrohen një analize të hollësishme të deklarimeve të tyre në regjistrat tatimorë, për shërbimet e ofruara mbi bazën të kontratave të lidhura me investitorët.
Po verifikohen rreth 1.000 punonjës, që u evidentuan në momentet e kontrolleve, me deklarimet e tatimpaguesve nëpërmjet listëpagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Transporti – Gjatë muajve të fundit, në sektorin e Transportit, janë ushtruar 3.532 kontrolle dhe janë zbuluar 212 raste, për të cilët janë marrë dhe masat administrative, me një vlerë prej 12 milionë lekë, në tatimpagues që operojnë në fushën e transportit të udhëtarëve.
Këta tatimpagues janë penalizuar për :
Mospërdorim të biletës tatimore të miratuar nga DPT, në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, duke bërë të mundur deklarime të rreme të vëllimeve të xhiros së realizuar nga këta tatimpagues.
Tatimpaguesit e transportit ndërkombëtar në kundërshtim me aktet ligjore tatimore në fuqi prodhojnë dhe përdorin bileta të pamiratuara nga DPT, ose të dala jashtë qarkullimit.
Mosinstalimi dhe mospërdorimi i pajisjeve fiskale (taksimetër) në shërbimin taksi, në qytet dhe atë ndërqytetas, duke fshehur qartazi xhiron reale e cila duhet të deklarohej.
Mosdeklarim i punëmarrësve, duke iu shmangur detyrimeve ligjore për deklarimin dhe pagimin e kontriubteve të sigurimeve shoqërore.
Metodologjia e re e kontrollit, ka bërë të mundur të përcaktohen edhe vlerat e faturave të prodhuara dhe të marra nga ana e tatimpagueve, në mënyrë që të përllogaritet më saktë edhe këstet e tatimit mbi fitimin, ose ndryshimi i përgjegjësive tatimore për tatimpagues të cilët mundohen të mbajnë deklarimin e xhiros së tyre nën kufijtë e TVSH-së.
Tatimet bëjnë të ditur se operacionet e tilla do të vazhdojnë.
(gk/im/shqiptarja.com)