Gjykata e Posaçme vendosi zëvendësimin e masave tW sigurisë dhe nxjerr nga arresti i shtëpisë, katër prej të pandehurve të dosjes Bankers Petrolium.
Vendosen nën masë ndalimi të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje, ish-drejtori Leonidha Cobo, CEO i Bankers Hongping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Uang, mbi të cilët rëndojnë akuzat për evazion fiskal, skemë mashtruese me TVSH, pastrim parash, shpërdorim detyre e mospagesë të detyrimeve tatimore.
Kërkesa për zëvendësimin e masave u kërkua nga dy prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se ka kaluar afati 9-mujor i paraburgimit. Avokatët kërkuan të hetohen pa masa.
Mbi këta 4 persona rëndojnë akuzat "Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në", "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskryerje e detyrave nga organet tatimore".
Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.
Komente











Kjo eshte drejtesia qe beri Edi Rama.Turp.Miliarda te vjedhura dhe keta lihen te lire.
Përgjigju