Evazioni fiskal, Tatimet: Dëmi që
kemi zbuluar deri tani 36.3 mln USD
Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka deklaruar sot se në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal, janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Në një konferencë për mediat, Shehaj tha se, në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi dhe tregtimi karburantesh. Dëmi ekonomik llogaritet në total në 36.3 milionë dollarë.
TIRANE- Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka deklaruar sot se në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal, janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Në një konferencë për mediat, Shehaj tha se, në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi dhe tregtimi karburantesh.
Sipas drejtoreshës së Tatimeve, dëmi ekonomik që firmat i kanë shkaktuar shtetit llogaritet në total në 36.3 milionë dollarë. Kjo është shifra që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e drejtuar nga Brisida Shehaj, ka zbuluar deri tani, ndërkohë që në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi dhe tregtimi karburantesh.
“Në total janë zbuluar skema evazioniste me një dëm të shkaktuar buxhetit të shtetit në total prej 36.3 milionë USD. Janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen ne gjendje të lirë. Në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi, tregtimi karburantesh ku deri tani kemi zbuluar një dëm ekonomik prej 5 Milionë USD.”- tha Shehaj.
Administrata Tatimore ka aritur të realizojnë një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për muajt janar-shkurt. Shehaj tha se institucioni që ajo drejton në një periudhë 2-mujore mblodhi 639 miliardë lekë më shumë, se vitin e kaluar, ndërsa shtoi se vijon lufta ndaj evazionit fiskal.
Duke iu referuar me detaje mbledhjes së të ardhurave për periudhën e parë të vitit 2014, Shehaj tha se, performanca e mirë do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm.
"Në muajin shkurt në total janë mbledhur 12 miliardë e 295 milionë lekë të ardhura, 1.2 Miliard Lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose një rritje prej rreth 16% më shumë. Po kështu kontributet e Sigurimeve Shoqërore janë mbledhur 4 miliardë e 345 milionë lekë ose 243 milionë lekë më shumë se muaji Shkurt 2013, duke shënuar një rritje prej 5.9% më tepër se kjo periudhë e mëparshme. Nga shifrat e prezantuara sot nga Drejtoria e Tatimeve, të dhënat e përmbledhura të dymujorit Janar - Shkurt 2014, tregojnë se kemi mbledhur në total 26 miliard e 262 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, rritja në mbledhjen e të ardhurave është 2 miliardë e 639 milionë lekë ose 11.2 % më shumë", tha Shehaj.
Sipas Shehajt marrëveshja e arritur me FMN-në tregon se performaca pozitive e Administratës Tatimore dhe Doganore është një bazë e mirë në rritjen e performacës së mirë administrimit fiskal në Shqipëri dhe që transmeton sinjale pozitive në institucionet ndërkombëtare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.2%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02