Këtë javë në Tiranë do të vijë aktorja e mirënjohur greke, Evgjenia Stavropulu, e cila “i kthen vizitën” aktores së njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, pas shfaqjes së bujshme të kësaj të fundit me “Zonjusha Margaritë” në Athinë para tri javësh.
Njoftimi i ambasadës greke shoqërohet me komentin: “Në dy netë arti shqiptar dhe grek, në Sallën Black Box të Akademisë së Arteve, 22-23 Maj 2014, ora 20.00 dhe 21.00.”.
Monodrama “Zonjushë Margarita”, me protagoniste aktoren Luiza Xhuvani, është një nga shfaqjet e repertorit të Teatrit Shëtitës, e cila pak kohë më parë u dha në teatrin “Argo”, një teatër me mjaft emër në Greqi.
Autor i veprës është Roberto Athayde, me regji të Kiço Londos dhe skenografi e kostumografi të Berina Kokonës.
Shfaqja u ndoq me interes edhe nga mjaft aktorë, regjisorë, skenografë, gazetarë dhe kritikë të teatrit grek, të cilët pas shfaqjes u shprehën me mjaft entuziazëm për cilësinë e shfaqjes e në mënyrë të veçantë për lojën e aktores Luiza Xhuvani.
Spektatori disa herë e ndërpreu me duartrokitje interpretimin e saj. Tashmë në kuadër të shkëmbimit të vlerave të teatrit shqiptar dhe atij grek do të ballafaqohen interpretimet mes dy aktoreve Evgjenia Stavropulus dhe Luiza Xhuvanit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA