Evi Kokalari, e cila ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Sali Berishës, tashmë është kthyer një ndër kritiket kryesore. Kokalari është treguar kritike edhe pas çeljes së fushatës së 14 majit në stadiumin ‘Air Albania’. Sëfundmi ajo ka postuar një postim në Facebook, në të cilin shkruan se nuk do të ndalet derisa ta shkrijë kupolën që grupi i Berishës ka krijuar në mënyrë. Sipas saj, vetëm kjo do të sillte hapjen e partisë.
Kokalari shkruan se po e drejtojnë partin në të një njëjtën mënyrë si Enver Hoxha drejtoi Komitetin Qendror. Ajo thotë se Berisha është bashkuar me Metën pasi kanë të njëjtën ideologji. Sipas Kokalarit, PD do rithemelohet me ose pa Berishën.
“Tashti më thonë të gjitha urdhrat Liljana Elmazi i merr nga Albana Vokshi. Albana Vokshi, I am watching you!!! Dhe nuk do të të ndahem derisa ta shkrij kupolen tuaj dhe të hapet ajo parti, pa ju në krye që po e drejtoni si Enveri me Nexhmijen drejtuan Komitetin Qendror.
PD o do shkrihet fare, o do rithemelohet siç duhet, e bashkuar pa ju monstrat që e vetmja mënyrë për të qenë në krye është me manipulime dhe vjedhje. Kjo shpjegon afrimitetin tuaj me Metën, se ideologjikisht jeni njësoj. Dhe qëllimet për pushtet dhe pazare njësoj i keni.
Berisha të vazhdoj të flejë gjumë. PDistet po i rëshkasin nga duart. Dhe sërish, ajo parti do ribëhet, me apo pa Berishën, me apo pa militantet e tij, dhe demokratët të gjithë do bashkohen nën një logo, nën një vulë dhe s’do ndahen më në bazë të interesave personale të kryetarëve të saj, por do jenë të bashkuar vetëm për interesin e një partie që do të përfaqësojë çdo anëtarë siç duhet, dhe jo ti përdorë ata sikur janë reckë, dhe njerëz pa dinjitet", shkruan Kokalari.
Paska detyrime zonja Kokalari ndaj shoqes Kim....
PërgjigjuJa dhe emisarja e fashistit Steve Bannon.
PërgjigjuKur s'keni realizuar planin dhe s'keni përmbushur objektivat e bossit Trump se jeni të pa aftë dhe tani bossi juaj u kërkon llogari dhe filloi me sanksionet nongrata për disa prej jush. Se ju investimin e bossit tuaj e shperdoruat, ju kujonit se vidhnit Shqiptarët por po realitet vidhnit bossin tuaj se shqiptarët ju bën m.u.t.i.n
PërgjigjuGjoja sikur ishe me Saliun, tani bën sikur je kundër, por me demokratët. S'ka më demokratë, ata jeni vetëm ju që besoni se keni tufën e deleve pas. Nuk ju ndjek njeri ty dhe as Saliun. S'ka më tru shpëlarë të punojnë nën ju.
Përgjigju