Evi Kokalari: Ja lista, Këlliçi manipuloi emrat për Këshillin Kombëtar të PD-së! Hoqi fituesit dhe shtoi mbështetësit e tij

Evi Kokalari: Ja lista, Këlliçi manipuloi emrat për Këshillin Kombëtar të PD-së! Hoqi fituesit dhe shtoi mbështetësit e tij

Belind Këlliçi dhe Evi Kokalari

TIRANË- Evi Kokalari, dikur mbështetëse e flaktë e Sali Berishës tashmë është rreshtuar kundër tij. Kokalari ka denoncuar shpesh procesin e primareve të mbajtur nga Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit për manipulime dhe se ka favorizuar Belind Këlliçin për të dalë i pari në garën për Tiranën.

Kokalari ka publikuar sot një listë, për të cilën pretendon se janë disa emrat të cilët u hoqën nga lista e fituesve të Këshillit Kombëtar, ndonëse duhej të ishin futur në bazë të votave që kishin marrë. Sipas Kokalarit, ata që kishin fituar janë hequr nga lista dhe janë zëvendësuar me emrat të tjera, që janë mbështetës të Këlliçit, në mënyrë që ta votonin në garën për primaret.

Kokalari shkruan se Berisha i detyrohet një shpjegim të gjithë demokratëve për këto manipulime deh përse ka heshtur kur ajo ka denoncuar që në fillim.

“Kjo më poshtë është vetëm lista e manipulimeve te Këlliçit. Albana Vokshi ka listë tjetër (atë të grave). Për ekspozimin e këtyre manipulimeve u hodha në gjyq dhe këta të PD-së nuk bën asgjë për ta ndaluar, duke i ditur faktet bashkangjitur këtu. Madje, kurrë nuk i kanë mohuar. Në fakt, ky gjyq ndaj meje është njollë për Berishën, sepse ai lejoi këtë padi. Tashti, Sali Berisha, i detyrohet një shpjegim të gjithë demokratëve, pse mbylli sytë kur ja tregova këto manipulime në Maj, dhe pse në vend që ta hiqte Këlliçin, e nxori fitues (me manipulime) kundrejt Velias. Në fakt, përgjigja mund të gjendet në diskutimet e gjata të Çim Pekës me Veliajn, diku andej nga Maji-Qershori, kur këta takoheshin shpesh për ecjet e mëngjesit”, shkruan Kokalari.

Emrat që duhej të hynin në Këshilin Kombëtar sipas Evi Kokalarit

Emiliano Mone
Klement Cela
Dhimiter Vata
Durim Balla
Albert Avduli
Arben Muja
Asllan Dogjani
Arben Sulo
Alfred Halili
Destan Marku
Artan Como

Emrat që u futën në Këshilin Kombëtar sipas Evi Kokalarit

Renis Gjoka
Armend Musaj
Sara Bodo
Besart Xhaferri
Dorel Memoci
Imanuel Caushaj
Lorin Hoxha
Ensa Basha
Anisa Dervishaj
Nikolin Cali
Elgi Hysa

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • benu: 20/01/2023 20:31

    hahahaha hahahah hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim