Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë të fortë, duke vendosur në qendër të vëmendjes Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kokalari ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar kandidaturën e saj do të ketë pasoja serioze dhe do të “vulosë” sipas saj dosjen e tyre sa i përket çështjeve të korrupsionit në institucionet amerikane.
Reagimi i plotë:
Refuzimi, injorimi ose pengesat ndaj kandidaturës sime, për çfarëdo arsye qofshin ato, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit të Shkelzen Berishas dhe Sali Berishas në DASH.
Çdo akt i ndërmarrë prej tyre kundër meje flet qartë për shkatërrimin që këta të dy i kanë bërë demokracisë në Shqipëri.
Kushdo që ata mendojnë se kanë blerë në SHBA për t’i ndihmuar, nuk do të mund t’i ndihmojë dot. Atë shans e humbën në momentin kur sakrifikuan reputacionin tim për aferat dhe pazaret që duhej të bënin për Kullën e Malit.
Sot është 6 Prilli dhe ende s’kam asnjë lloj përgjigjeje nga familja Berisha. Por një shprehje e Napoleonit mban ende sot shumë peshë:
"Mos e ndërprit kurrë kundërshtarin kur është duke bërë një gabim"
Dhe këtu bëhet fjalë pikërisht për gabime strategjike, për të cilat familja Berisha shquhet...
To be continued...
-
Sapo eshte zgjuar nga gjumi dhe direkt Ne kompiuter per deklarim. Akoma pergjumesh por shume aktive.
Përgjigju -
Po ik o Evi se je bere qesharake me keto shantazhe si per SNL.Dosjet e Berisheve jane vulosur qe kur i shpallen /non grata/,nuk ka asgje me shume e asgje te re qe amerikanet nuk e dine e qe nuk presin t'ua thone nje si ti qe je askushi ne U.S.Kercenimet e shantazhet e tua mund te trembin ndonje pule dhe ndonje demokrat Bathoreje e Kamze,por jo nje skile si Berisha qe e di fatin e dosjeve te tij,ashtu sic e di qe ti je vetem nje e teshtitur per te e asgje me teper.Te siguroj qe nuk po bej avokatin e Djallit,por e verteta eshte qe as ti,as Berisha,as Rama e Meta nuk duhet te merreni me me politike.
Përgjigju-
Edi Rama ndryshoi Shqiperine .Akuzat ndaj tij jane nga eksponent te pd Mbi Ramen nuk egziston ndonje akuze .Rama e ndryshoi nga nata ne dite .Ec perpara gjigant populli te vlereson ndaj te dha 83 mandate .
-












Komente
Komento