Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë të fortë, duke vendosur në qendër të vëmendjes Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kokalari ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar kandidaturën e saj do të ketë pasoja serioze dhe do të “vulosë” sipas saj dosjen e tyre sa i përket çështjeve të korrupsionit në institucionet amerikane.
Reagimi i plotë:
Refuzimi, injorimi ose pengesat ndaj kandidaturës sime, për çfarëdo arsye qofshin ato, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit të Shkelzen Berishas dhe Sali Berishas në DASH.
Çdo akt i ndërmarrë prej tyre kundër meje flet qartë për shkatërrimin që këta të dy i kanë bërë demokracisë në Shqipëri.
Kushdo që ata mendojnë se kanë blerë në SHBA për t’i ndihmuar, nuk do të mund t’i ndihmojë dot. Atë shans e humbën në momentin kur sakrifikuan reputacionin tim për aferat dhe pazaret që duhej të bënin për Kullën e Malit.
Sot është 6 Prilli dhe ende s’kam asnjë lloj përgjigjeje nga familja Berisha. Por një shprehje e Napoleonit mban ende sot shumë peshë:
"Mos e ndërprit kurrë kundërshtarin kur është duke bërë një gabim"
Dhe këtu bëhet fjalë pikërisht për gabime strategjike, për të cilat familja Berisha shquhet...
To be continued...
Komente












Sapo eshte zgjuar nga gjumi dhe direkt Ne kompiuter per deklarim. Akoma pergjumesh por shume aktive.
PërgjigjuPo ik o Evi se je bere qesharake me keto shantazhe si per SNL.Dosjet e Berisheve jane vulosur qe kur i shpallen /non grata/,nuk ka asgje me shume e asgje te re qe amerikanet nuk e dine e qe nuk presin t'ua thone nje si ti qe je askushi ne U.S.Kercenimet e shantazhet e tua mund te trembin ndonje pule dhe ndonje demokrat Bathoreje e Kamze,por jo nje skile si Berisha qe e di fatin e dosjeve te tij,ashtu sic e di qe ti je vetem nje e teshtitur per te e asgje me teper.Te siguroj qe nuk po bej avokatin e Djallit,por e verteta eshte qe as ti,as Berisha,as Rama e Meta nuk duhet te merreni me me politike.
PërgjigjuEdi Rama ndryshoi Shqiperine .Akuzat ndaj tij jane nga eksponent te pd Mbi Ramen nuk egziston ndonje akuze .Rama e ndryshoi nga nata ne dite .Ec perpara gjigant populli te vlereson ndaj te dha 83 mandate .