Evi Kokalari ka prezantuar këtë të diel lëvizjen e saj të re politike ‘Konservatorët’. Kokalari prezantoi këtë të diel partinë e saj ende pa u konfirmuar mirëfilli si një parti politike.
Sipas Kokalarit, kjo lëvizje që do të jetë e hapur për të bashkëpunuar edhe me PD, do të ketë një mision fillestar.
“Të tërë pyesin një gjë. Si do e ndryshojmë. Të flasësh lartë e poshtë për doktrinën konservatore nuk është koha. Por një gjë që ne duhet të bëjmë është ndryshimi i mentalitetit se si bëhet politike në Shqipëri”, tha Kokalari.
Kokalari prezantoi edhe objektivin që ka kjo lëvizje e re politike për procesin e ardhshëm elektoral të 2025-ës.
“Do fillojmë nga baza. Do mbledhim bazën dhe mund të kthehet në parti politike në çdo moment para zgjedhjeve të 2025. Por deri sa të vijnë zgjedhjet, ajo që dua unë të bëj është që të mbledh 140 vetë me karakter të fortë dhe me integritetin e duhur që të hyjnë në Parlament”, u shpreh ajo.
Duke shprehur keqardhje për zhvillimet në PD dhe devijimin që partia e drejtuar nga Berisha pësoi nga doktrina konservatore, Kokalari u shpreh e sigurt se shumë demokrat do i bashkohen kësaj nisme të re politike.
“Dalëngadalë këta të PD do na afrohen, sepse më shumë kohë që kalon, ata më shumë lodhën. Momentalisht ata ndihen të lodhur. Ne duhet të ngremë elektoratin gri, dua t’ju falënderoj ju, pasi shumë prej jush mund të keni pasur kërcënime për të mos marrë pjesë në këtë takim sot”, theksoi Kokalari.
Gjatë këtij eventi në Tiranë, Kokalari foli për një model ndryshe të kësaj partie, duke theksuar se ajo mund të mos jetë e vetmja drejtuese e partisë së re që pritet të lindë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
Epo mbare e mire! Meqe nuk pati sukses ne 1953, mbase ne 2023 ka nje shans establishmenti idiot i Washingtonit me operacionet si te ngrijne e shkrijne "opozitat" qe duan. Dhe kjo ne bashkepunim me neokomunistet enveriane. Suksese!
PërgjigjuEVI KOKALARI,MBAJ FRYMEN DERI NE ZGJEDHJE !
PërgjigjuKokalari , me sa duket.don me pshurr partine e Berishes.
PërgjigjuAgjentja e lobit grek AGELAKIS me spiunin I.Meta po lufton me Poli-agjentin $Sali Berisha, njëra do e japë falas kurse tjetri do e shesë një copë Shqipërie. Zgjidhni.
Edhe Partia konservatore e Kokalarit na u desh që do plotësoi Nr.130 parti në Shqipëri. -Siç duket kjo do të pastroi $ e vjedhur në Amerikë. -Nuk ka ZOT që e mund PS dhe E.Ramën deri 2050. -E.Kokalari u bë fillimisht me S.Berishën për të marrë ndonjë KOCKË.Por Sb për karrige VRET BABAN E VET. -PD është bër copë e çikë nga S.Berisha për të shpëtuar nga burgu i NON GRATËS.
PërgjigjuTë tërë pyesin një gjë? Si do bëjmë ndonjë lek, euro, dollarë, flori?
PërgjigjuSa të madh e ke thesin ti? S'besoj më të madh se Berisha. Pa dollarë s'të ndjek njeri.
Përgjigju