Mbështetësja e flaktë e Sali Berishës, Evi Kokalari, është përfshirë në një konflikt verbal me deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit është shprehur i prerë në qendrimin e tij kundër ish-kryeministrit Berisha.

Ngjarjen e ka rrëfyer vetë Kokalari në një postim në rrjetin social Facebook, ku thotë se është hasur me Gjekmarkaj në një aeroport. Ajo shkruan se i ka thënë me shaka ‘po kërkon shishen’, shaka të cilën deputeti demokrat nuk e ka pritur mirë. Sipas Kokalari ai i ka thënë ‘Ma va fancu*o’.

‘Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj.

Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”?

Pergjigja e deputetit:

“Ma va fancu&o”

Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt.

Pa fjalë!! Te them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet.

Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo.’- shkruan Evi Kokalari.

Postimi i Evi Kokalari në Facebook