Shkëlzen Berisha përzgjodhi Belind Këlliçin si kandidat për Bashkinë Tiranë, pasi ai është i dobët, dhe Erion Veliaj do t'i jepte në shkëmbim lejen për ndërtimin e Kullës së 'Malit' në kryeqytet.

Kështu deklaroi këtë të mërkurë në "Frontline" Evi Kokalari, e cila synon të garojë për kryetare të Partisë Demokratike.

Kokalari u zotua se nëse një ditë zgjidhet kryeministre e Shqipërisë, ajo të sekuestrojë pasuritë e familjes Berisha, të cilat i quajti dhe të vjedhura.

“Jam censuruar nga televizionet e atyre sepse i kam thënë privatisht se ju jeni në pazar dhe e donin Këlliçin, dhe kur e ekspozova ata e mbronin Belind Këlliçin dhe nuk e kuptoja përse, por ju duhej për ta vënë përballë Veliajt për marrë leje për ‘Kullën e Malit’. Mendon realisht Shkëlzen Berisha që kur të mbaroj Kulla e ‘Malit... kur unë të jem kryeministre ajo do të ngrijë si aset. Ti nuk do marrësh asnjë lekë nga ajo. Ai pallati do të bllokohet pasi ti i ke hedhur lekët e ke ndërtuar. Unë do të merren më të gjithë pronat që keni vjedhur",- tha Kokalari.


Lajmi kryesor:

Kërkon të garojë për kryetare të PD/ Evi Kokalari për Report TV: Nëse s’manipulohen zgjedhjet, Berishën e mund 100%! Kryetari ‘në hije’ është Shkëlzeni, çdo gjë kalon përmes tij