Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mirëpritur zv.ministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.
Gjatë këtij takimi Ministrja Kushi ka falënderuar Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.
Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses Zëvendësministres së re, Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.
‘Duke falënderuar Aspajana Kongon për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR dhe kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete, i uruam mirëseardhjen dhe shumë suksese Zëvendësministres së re Bora Muzhaqin, e cila do të ndjekë nga afër çështjet e rinisë.
Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve, do të avancojmë akoma më shumë programe e projekte të frytshme së bashku.’- nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në facebook.
Një ditë më parë Këshilli i Ministrave emëroi zv.ministre e Arsimi, Bora Muzhaqin.