Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se Evis Sala ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se “do të vijojë projektet e saj akademike”.

Ministrja e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë "Rama 4" duke marrë stafetën nga Albana Koçiu. Asokohe, në prezantimin e saj, Sala u shpreh se objektivi kryesor ishte zgjidhja e rimbursimit të barnave onkologjike. Ndër pikat e tjera që ajo cilësoi si më të rëndësishme kur mori detyrën ishte reformimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe shërbimi primar pa nevojën që qytetari të paraqitet në spital.

Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.

Lajm në përditësim...