KOSOVË- Policia e Prishtinë ka parandaluar një plan për të sulmuar eskortën e kryeministrit Isa Mustafa. Nga asa raportohet personat e dyshimtë kishin në çantat e tyre mjete të mprehta që përdoren për çarjen e gomave.
Në momentin që policia ka kërkuar që të kontrollojë të dyshuarit se çfarë kishte në çantat e tyre, ata i kanë hedhur ato në drejtim të policisë dhe janë larguar me shpejtësi.
Bëhet e ditur nga policia kosovare se disa prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për t’i arrestuar.
Prej disa ditësh aktivistë të Vetëvendosjes kanë sulmuar eskortën e kryeministrit Mustafa me vezë e sende të tjera.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com