Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të dytë paraeliminator për Ligën e Kampioneve 2013-2014 dhe Skënderbeu do të ndeshet me azerët e Neftçi. Shorti për ekipin korçar mund të konsiderohet i pranueshëm duke marrë parasysh se mund të përballeshin edhe me Celtic, Steaua Bukuresht, Dinamo Zagreb.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë më datë 16 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik. Neftçi është skuadra e kryeqytetit të Azerbajxhanit dhe më e suksesshmja e këtij vendi me 8 tituj kampion dhe 5 kupa kombëtare. Ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions zhvillohen në datat 17 dhe 24 korrik, ndërsa ekipet tona në Europa League luajne në 4 dhe 11 korrik. Edhe në Evropa League shorti u ka buzëqeshur ekipeve shqiptare, me përjashtim të Teutës, e cila ka përballë një kundërshtarë relativisht të vështirë. Laci dhe Kukësi kanë peshkuar ekipe të lehta. Për fituesen e kupës, Laci shorti ka qënë zemrëgjërë duke i vënë përballë Differdange, skuadër që militon në kampionatin e Luksemburgut.
E renditur në vendin e 4 në kampionatin e kaluar, Differdange është një klub i themeluar në vitin 2003, nga bashkimi i dy klubeve të qytetit të Differdange Red Boys Differdange dhe AS Diferdange. Kukësit i ka buzëqeshur fati që i ka vendosur përballë Flora Tallin, skuadra Estoneze e mbylli në vendin e tretë kampionatin e 2012. Flora Tallin është 9 herë fituese e kampionatit Estonez teksa ka mundur vetëm një herë të kalojë raundin e parë në kompeticionet evropiane.
Sfida e parë do të luhet në Tallin ndërsa takimi i kthimit në Shqipëri. Teuta do të luajë përballë nënkampiones së Rumanisë, Dacia Cisinau, që mbetet i frikshëm pas këtë edicion ka zhvilluar një kampionat të
mirë. Në rast se durrsakët kalojnë turin e parë atëhere do të ndeshen me Chernomorets, skuadrën ku militojnë Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli. Pas shortit drejtuesit e ekipeve shqiptare janë shprehur të kënaqur duke deklaruar se synimi është kalimi i një turi eleminator të paktën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com