Pas përcaktimit të katër ekipeve gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve, sot do të përcaktohen edhe katër ekipet gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Në garë janë Neucaste, Benfika, Totenhem, Basel, Fenerbace, Lazio, Celsi dhe Rubin Kazan.
Pas ndeshjeve të parë ekipet që janë më të avantazhuara janë Celsi që ka fituar ndeshjen e parë në Angli me rezultatin 3-1 dhe ndeshja e kthimit në Rusi pritet që të jetë thjeshtë formalitet, pasi Benitez do të rreshtojë murin mbrojtës për të mbrojtur rezultatin në Londër.
Totenhemi ka një ndeshje të vështirë në Zvicër me Baselin, pasi ndeshja e parë përfundi 3-3, trajneri Villas Boas deklaron se ndeshja në Angli nuk u interpretua ashtu sikur duhej duke sjellë këtë rezultat, por në Basel do të jetë një 90’ minutësh tjetër. Baseli ka besim se pas barazimit në transfertë në shtëpi do të tentojnë fitoren dhe kualifikimin. Ndërsa Lazio do ta ketë të vështirë të kthejë rezultatin 0-2 me Fenerbacen.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com