Mungon vetëm zyrtarizimi, që sipas të gjitha gjasave do ndodhë më 16 dhjetor në mbledhjen e UEFA-s, por organizimi që pritet të behet nga Shqipëria dhe Serbia i Evropianit U-21 në në vitin 2027, ka sjellë reagime të ashpra sidomos në Kosovë. Për Report TV, ish-trajneri i ‘dardanëve’ Bylbyl Sokoli thotë se ky vendim i FSHF-së, i mbështetur nga politika, është kundër interesit kombëtar.
“Duhet të ekzistojnë disa vija të kuqe kur është në pyetje kombi. Çështja kombëtare është prioritet dhe nuk ka përfitim financiar që mund të matet me këtë. Ky projekt ka konatacion kryekëput politik dhe në këtë aspekt duhet patur parasysh gjysma e kombit (Kosova), që në këtë rast dëmtohet rëndë. Me porosi politike. Unë nuk e di sesi mund të organizohet një evropian me serbinë që ka një platformë anti shqiptare, i dini sloganet apo ndeshjen në Beograd. Organizohet kampionati me një shtet që është më i dënuari në Evropë për shkak të qëndrimit që ka ndaj shqiptarëve,”-u shpreh Bylbyl Sokoli, ish-trajner i Kosovës.
Reagim të ashpër mbajti edhe Liridon Leci, ish-futbollisti nga Kosova i cili ka luajtur me shumë ekipe në Shqipëri si Vllaznia, Flamurtari e Elbasani. Për Report TV Leci tha se krimet e luftës nuk mund të zbhëhen me një organizim sportive.
“Nëqoftëse Serbia do kishte pranuar më herët të kërkojë falje për gabimet që ka bërë, vrasjet, masakrat, për trupat e njerëzve që familjarët e Kosovës ende nuk e dinë ku janë. Të ishin interesuar serbët për të zbutur këtë çështje do ta kishim pranuar këtë organizim sepse sporti bashkon, por ne e dimë që Serbia asnjëherë nuk do e njohë Kosovën, asnjëherë zdo kërkojë falje për ato që ka bërë,”-tha Liridon Leci, ish-futbollit.
Më herët edhe ultrasit e Kombëtares, Tifozët Kuqezi, janë shprehur se ky akt është i turpshëm dhe se FSHF-së e vendit do ti kthehet në bumerang.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor, 12:21
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor, 17:44
-
Evropiani 2027 me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi kundër Armand Dukës: Tradhti, dhjetëra mijëra të vrarë dhe gra të dhunuara
20 Nëntor, 16:20
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
19 Nëntor, 22:36
-
Rusia jashtë Botërorit 2026, UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim
19 Nëntor, 17:38
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24
-
Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
19 Nëntor, 15:20
-
Mësoi vdekjen e së ëmës gjatë ndeshjes, futbollisti i Moldavisë luajti deri në fund! Më pas njoftoi shokët e skuadrës
18 Nëntor, 13:27
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor, 08:49
-
Liga e Kombeve/ Buzëqesh Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina barazojnë 1-1 në Grupin B1
16 Nëntor, 20:04