DISLEKSIA
“Nga pikëpamja klinike disleksia manifestohet nëpërmjet një çrregullimi në të lexuarit me zë të lartë në përputhje me moshën biologjike dhe klasën që fëmija frekuenton. Rezultojnë pak a shumë deficitarë-sipas profilit të çrregullimeve në lidhje me moshën, leximi i shkronjave, i fjalëve dhe jo-fjalëve, i rrokjeve.

Në përgjithësi aspekti evolutiv i disleksisë mund të bëjë të mendohet për një ngadalësim të proceseve evolutive.
Si problematikë sekondare mund të përfshijmë reduktimin e fjalëve të lexuara si pasojë e moskuptimit të tyre dhe kjo mund të sjellë gjithashtu një pengesë në rritjen e numrit të fjalëve në fjalorin e fëmijëve duke çuar në një çrregullim të përgjithshëm të procesit të mësimnxënies dhe atij evolutiv.

Elementët që na lejojnë të evidentojmë prezencën e një çrregullimi në lexim dhe shkrim janë:

Vështirësi për të diferencuar grafemat të orientuara në mënyrë të ndryshme në hapsire (p-b; d-q; u-n; a-e; b-d) ose që diferencohen nga njëra tjetra nga diferenca të vogla (m-n; c-e; f-t)

Vështirësi për të diferencuar grafema me tingëllim të përafërt (f-v; t-d; p-b; c-g; l-r; m-n; s-z)

Vështirësi në kodifikimin në hapsirë,dmth të ndjekë me shikim drejtimin majtas-djathtas ose lart –poshtë.

Gabimet që bëhen shpesh në këto situata janë:

▪kalon nga një rresht në tjerin

▪Inversione të rrokjeve (psh. Talovina në vend të tavolina)

▪Të shtojë ose të përsërisë një rrokje ose germë (tavoolinë)

▪Vështirësi të njohe grupe bashketingëlloresh si gn, gh, gl, sc….

▪Vështirësia në të lexuar i bën shpesh që të kapëcejne fjalën që kanë ▪vështirësi dhe të bëjnë gabime.

Koncepte kyce për diagnozën e çrregullimeve në të nxënë(DSA) diagnoza e DSA duhet të përjashtojë:

▪ Difektet e shikimit

▪ Difektet e të dëgjuarit tti

▪ Sindromiat neurologjike

▪ Ndisavantazhin socio.kulturor

▪ Metodat e papërshttshme shkollore

Vlerësimi duhet të udhëhiqet me zhvillimin e testeve të standartizuara të cilat do të përcaktojnë rezultatet. Këto teste janë si më poshtë.
QI: koeficienti i inteligjencës duhet të jetë jo më i ulët 85 (PARÇ, 2011)

prova specifike për të lexuarin

prova specifike për të kuptuarin e tekstit

prova specifike për të shkruarin

prova specifike për kalkulimet

Këto prova preferohen të kryhen në fund të klasës së parë. Testet mbi DISLESINE – DISORTOGRAFINE – DISGRAFINE preferohen në fund të klasës së tretë.

Çrregullimet specifike të të nxënit mund të jenë disa tek i njëjti person. Psh DISKALKULIA mund të shfaqet vetëm ose e asociuar me çrregullime të tjera të tënxënit.Gjithashtu çrregullime të tjera të zhvillimit si çrregullime gjuhësore,çrregullime të kordinimit,të motorikës,çrregullime të përqendrimit, mund ti bashkangjiten DSA.

Është detyrë e shkollës si dhe kopshteve të identifikojnë këta fëijë dhe të vënë në dijeni familjaret për dyshimet që kanë. Çrregullimet specifike të të mësuarit kanë një komponent evolutiv që shpesh i bën të evidentohen si vonezìsa në zhvillim duke u bazuar në moshën biologjike të fëmijës në krahasim me nxënësit e tjerë në klasë.Është e rëndësishme të njihen karakteristikat e DSA në mënyrë që të ndërtohet një plan përforcues i personalizuar.

Kjo tregon se sa e rëndësishme roli i mësuesve në evidentimin e feëijëve me DSA.

Shkollat duhet të ftojnë specialistë përktes në strukturat e tyre për të bërë vlerësimet përkatëse në mëyre që për gjithsecilin të evidentohen pikat e dobta dhe të ndërtohet programi specifik që përforcon në nivelin rehabilitativ.

SHËNIM:
ky artikull eshte mebshtetur mbi materialin e zhvilluar ne Trajnim mbi Disleksinë si pjesë e çrregullimeve në të nxënë Parandalimi,diagnoza dhe ndërhyrja zhvilluar nga shoqata e logopedisteve shqiptare me dott.ssa Marcella Molteni dhe dott.ssa Barbara Cavalleti.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)