Fëmijët dhe muzika
ja si ti orientoni

Fëmijët dhe muzika<br />ja si ti orientoni
TIRANE - Një numër i madh i studimeve e lidhin muzikën me përmirësimin e rezultateve shkollore. Madje edhe Platoni ka thënë, “mësoni fëmijëve muzikën, fizikën dhe filozofinë por më së shumti muzikën, sepse muzika dhe të gjitha artet tjera, janë çelësi i teknikës së mësimit”. Ja edhe disa arsye tjera të mira që fëmija juaj të interesohet për muzikë.

Disa hulumtime tregojnë anët pozitive të mësimit të muzikës tek fëmijët. Një hulumtim zviceran, i cili përfshiu rreth 1.200 vogëlushë, ka treguar që lozja e muzikës i ndihmon fëmijët në lexim dhe në teknika verbale, me ndikimin e tij në përmirësimin e përqendrimit të mbajtjes në mend dhe aftësive për të shprehur mendimet.

Studimi në Hong Kong ka treguar që të rriturit, të cilët kishin pasur orë muzike para moshës 12 vjeç, ishin të aftë të shprehen më mirë, se sa të rriturit të cilët kishin pasur pak orë muzikë ose fare.

Ndërsa një hulumtim amerikan ka zbuluar që fëmijët e moshës nga 5 gjer në 7 vjeç, të cilët kanë ngecur në rezultate shkollore, i kanë arritur moshatarët e tyre në lexim, ndërsa në matematikë pas 7 muajve pas ndjekjes së orëve muzikore. Dëgjimi i muzikës në çfarëdo moshe, ndikon direkt në sistemin tonë të brendshëm të kënaqësisë dhe aktivizon pjesët e trurit të cilat shkaktojnë eufori.

KUR ËSHTË FËMIJA I GATSHËM PËR TË LUAJTUR NJË INSTRUMENT MUZIKOR?

Para se të filloni me orët, ndihmoni fëmijën tuaj që të zhvillojë dashurinë për muzikën dhe ta kuptojë atë. Dërgoni fëmijën të shikojë ndonjë shfaqje muzikore, i vini të dëgjojë CD dhe i flisni rreth instrumenteve të cilat i dëgjoni. Mosha më e mirë për të filluar që fëmija të luajë një instrument varet shumë nga zhvillimi i tij dhe nga instrumenti që planifikoni të mësojë.

Shenja më e mirë që tregon se fëmijët janë të gatshëm për muzikë është kur ata dëshirojnë të shkojnë në orë formale dhe kur mund të përqendrohen gjatë orës. Aftësia për të dalluar lehtë numrat dhe shkronjat është po ashtu një ndihmesë e madhe kur fillojnë të lexojnë notat e muzikës.

SI TA DALLONI NËSE FËMIJA JUAJ KA TALENT PËR MUZIKË?

Thuhet se secila foshnje ka lindur me instikte natyrore që i ndihmojnë të njohin zërin e nënës së tyre. Por ekzistojnë edhe ato të cilat thonë se fëmijët thjeshtë janë të lindur me talent për muzikë. Këta fëmijë në moshën e hershme, madje edhe para moshës 2 vjeç, mund të reagojnë në muzikë me anë të luhatjes apo kërcimit apo thjeshtë duke përsëritur melodinë.

Këta fëmijë mund të riprodhojnë melodinë dhe ritmin në piano, daulle, dhe madje dallojnë nëse luhet ndonjë notë në mënyrë të gabuar. Por a janë këta fëmijë të talentuar në muzikë apo vetëm kanë predispozita të mira, është temë për ta diskutuar. Por, në çdo rast, nëse e duan muzikën, atëherë mund të themi që janë të talentuar.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ