Fëmijët duhet të flenë
me nënën deri 3 vjeç

Fëmijët duhet të flenë <br />me nënën deri 3 vjeç
Një lajm i keq për të gjithë baballarët, fëmijët duhet të flenë me nënën e tyre deri në moshën 3-vjeçare. Ky është përfundimi në të cilin arriti një pediatër, pas studimeve të kryera në këtë fushë.

Ai pa se tek foshnjat e sapolindura, ato që vendoseshin në djep larg nënës flinin më keq se ata që flinin në të njëjtin shtrat. Studimin e zgjeroi më tej, duke arritur në përfundimin se është mirë që një fëmijë të flejë me nënën deri në tre vjeç.

Sipas pediatrit, diçka e tillë e bën edhe rrahjen e zemrës së fëmijës më të qetë. Nga ana tjetër, fëmijët që flenë vetëm që pasi lindin e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje të qëndrueshme me nënën si të rritur, ndërsa kanë një zhvillim më të ngadaltë të trurit, që i shndërron shpesh në njerëz të bezdisshëm dhe konfliktualë në moshë të rritur.

Nils Berman, studiues i Universitetit të Kejp Taunit, në Afrikën e Jugut, shprehej se fëmija duhet të flejë me nënën edhe pas heqjes së gjirit, deri atëherë kur të fillojë të krijojë logjikën, e cila nis të formohet rreth moshës 3-vjeçare. Megjithatë, mbajtja e fëmijës në krevat mbart rreziqe të tjera, siç është mundësia për ta shtypur në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi