Fëmijët e klasës së parë, Mjekët:
Vizita e syve, është e rëndësishme

Fëmijët e klasës së parë, Mjekët:<br />Vizita e syve, është e rëndësishme
TIRANE - Për herë të parë, fëmijët që nisin klasën e parë duhet të kryejnë me detyrim vizitën tek okulisti para se të dorëzojnë dokumentat e regjistrimit. Mjekët specialistë e kanë vlerësuar këtë rregull të ri por nga ana tjetër ata janë përballur me indiferencën e prindërve të cilët për të shmangur radhët tek mjeku kanë këmbëngulur të marrin përmes njohjeve, raporte fiktive.

Okulistja në klinikën e syve në QSUT, Alketa Tandili Ajazi ka kërkuar që mjekë e prindër të mos neglizhojnë vizitën e syve pasi problemet e mëdha të shikimit shpesh herë diagnostikohen vonë pikërisht për shkak të mosinformimit të prindërve.
Mjekja okuliste e QSUT thotë se vetëm në një ditë në klinikë paraqiten rreth 30 fëmijë që kanë lindur me probleme shikimi ose u janë shfaqur këto probleme gjatë viteve.

Ajo ka përsëritur apelin që kontakti me okulistin nuk duhet të mungojë. Sipas studimit më të fundit të ISHP, i kryer në disa shkolla të kryeqytetit dhe poliklinika thuhet se 20 përqind e fëmijëve të moshës shkollore kanë probleme me shikimin, kryesisht me syzet.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve