Disa prej Vipave shqiptarë, të bërë rishtazi me fëmijë, duket sikur ngurrojnë të bëjnë publike fytyrat e njoma të vogëlushëve të tyre. Historia ka treguar se njerëzit e show-bizit zgjedhin nëse duan apo jo t’i bëjnë të “famshëm” fëmijët e tyre.

Shembujt që do të përcjellim më poshtë, mesa duket, nuk duan që fëmijët e tyre të bien në sy e as të bëhen objekt diskutimesh. Megjithatë, dëshira e tyre për t’ua shfaqur botës jashtë është mjaftueshëm e madhe sa për të publikuar foto të fëmijëve, veçse, pa nxjerrë në pah fytyrën.

Këtë fenomen do ta quanin një fanatizëm elastik, i cili në këtë rast e ushqen akoma më tepër kuriozitetin e publikut.

[gallery]25806[/gallery]

d.gj/ Shqiptarja.com