Fëmijët flasin që në
barkun e nënës

Fëmijët flasin që në<br />barkun e nënës
Fëmijët mësojnë të flasin që në barkun e nënës.
Ky është studimi i fundit i publikuar në “Medical Express”, i cili u realizua duke matur aktivitetin e trurit të një kampioni të porsalindurish, që tregonin një rritje të menjëhershme të valëve kur dëgjonin fjalë të cilat mund t'i identifikonin, pasi i kishin dëgjuar shpesh gjatë shtatzënisë.

Kërkuesit pretendojnë se foshnjat lindin me një kujtesë mbi një grup fjalësh, të cilat i kanë dëgjuar që të përdoren në mënyrë më të shpeshtë.  

Këto të dhëna përforcojnë edhe më shumë faktet e njohura, si aftësia e fëmijës për të njohur prindërit nëpërmjet zërit menjëherë pas lindjes.

Profesor Houtilainen, një nga autorët e këtij studimi thotë: “Është hera e parë që mësimi i gjuhës vendoset në një kohë kaq të hershme të zhvillimit të fetusit, ende në muajt e shtatzënisë.
Ky studim duhet t'i bëjë prindërit më të kujdesshëm për fjalët që thonë ndërsa presin një fëmijë", shtoj ai. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!