Ina Verzivolli, Kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, sqaroi për Report Tv edhe zgjidhjen që ky projektligj jep.
''Ligji parashikon një hirarki të vendimarrjes në lidhje me përkujdesen alternative. Në qoftë se fëmija i merret prindërve për shkak të neglizhimit, shfrytëzimit, abuzimit së pari do shikohet familja më e gjërë biologjike. Do shikohet nëse është dikush është pranë fëmijës që të kujdeset për fëmijët. Nëse kjo gjë është e pamundur do të shikohet familjet kujdestare. Nëse nuk ka as familje kujdestare, atëherë do shikohen shërbimet me bazë komunitare, siç janë shtëpitë familje, qendrat e ndryshme, si për shembull fshati ''Sos''. Nëse as aty nuk ka të përshtatshme, zgjidhja e fundit do të jetë akomodimi i fëmijëve në shtëpinë e fëmijës'',-u shpreh Verzivolli.
Nga korriku i 2015-tës deri në qershor 2016 janë shënuar 414 raste të reja të fëmijëve në situatë rruge.
Ndërsa raste të menaxhuara të fëmijëve në situatë rrugë janë 304 në total. Ndërsa në rastet shfrytëzimit flagrant të fëmijëve me qëllim përfitim ekonomik janë bërë 24 kallzime.
Në të 7-ta bashkitë ku njësia e mbrojtjes së fëmijëve ushtron aktivitetin e saj, janë identifikuar 1403 fëmijë.

(Ina Verzivolli, Kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
