Fëmijët, sensin e humorit
e marrin nga prindërit

Fëmijët, sensin e humorit <br />e marrin nga prindërit
Bebet që në muajin e gjashtë mësojnë të qeshin, ndërsa sensin e humorit e marrin nga prindërit, respektivisht qeshin me gjërat e njëjta, të cilave u qeshin nëna dhe babai, ka treguar një studim i kryer së fundi.
Shkencëtarët kanë konstatuar që fëmijët në moshën gjashtë muajsh deri në një vit, duke vrojtuar reagimet e prindërve, mësojnë se çfarë është për të qeshur. Në studimin të cilën e kanë kryer shkencëtarët nga fakulteti shtetëror Johnson dhe Universiteti dr. John Sparroë në Neë Hampshire në Amerikë, kanë marrë pjesë 30 fëmijë dhe prindërit e tyre.

Ata janë vëzhguar se si kanë reaguar në ngjarjet normale dhe absurde.

Së pari fëmijëve dhe prindërve u kanë treguar librin me fotografi dhe topin e kuq, dhe pastaj me libër i kanë qëlluar hulumtuesit dhe topat i kanë vënë në hundë. Njëri grup i prindërve kanë qeshur me këtë, ndërsa grupi tjetër ka vëzhguar ngjarjet pa reaguar. Është konstatuar që foshnjat më të mëdha se gjashtë muaj para se të reagojnë, së pari me kujdes vëzhgojnë shprehjen e fytyrës së prindërve, ndërsa fëmijët deri gjashtë muaj ndodhitë absurde i shikojnë me çudi pavarësisht reagimit të prindërit.

Shkencëtarët kanë theksuar se fëmijët duke vëzhguar me kujdes prindërit dhe reagimet e tyre zhvillojnë sens të sofistikuar për humor.

"Fëmijët në moshën një vjeçare, sipas të gjithave gjasave, tashmë fillojnë të mendojnë, respektivisht të paktën kuptojnë çfarë është me të vërtetë qesharake dhe çfarë jo", ka thënë dr. Gina Mireault, udhëheqësja e studimit.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 24 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi