Fëmijët shqiptarë marrin
pjesë në “Joy of Europe”

Fëmijët shqiptarë marrin<br />pjesë në “Joy of Europe”
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka marrë pjesë dje në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve “Joy of Europe” në edicionin e tij të 45-të, i cili do të zhvillohet në Beograd të Serbisë deri më 6 tetor 2014.

Fëmijët e QKKF-së do të interpretojnë këngë dhe valle tradicionale shqiptare. Qëllimi i këtij festivali është një takim miqësie, ku të gjithë fëmijët pjesëmarrës shkëmbejnë eksperienca dhe miqësi me njëri-tjetrin për të hedhur hapa të mëtejshëm përmes projekteve, programeve e investimeve të përbashkëta për fëmijët, për të avancuar në kulturë sipas stategjisë tonë “Edukimi përmes artit”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (2 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital