Familja nga Ferizaj e cila u bë e njohur për fotografinë e djalit të vogël që kalonte kufirin nga Kosova për të shkuar drejt Gjermanisë ka humbur djalin e saj dyvjeçar në një kamp në Gjermani. Familja ishte larguar nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani.
Nëna e Erisit ka treguar për “Zërin” se ajo ka tre muaj që kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por ajo thotë se tani i është kthyer jeta në ferr.
“Kushtet që kemi në kamp të Gjermanisë janë të tmerrshme. Djali im fillimisht ka pasur temperaturë, pastaj kishte edhe dhimbje të këmbëve, por e tërë kjo e çoi në vdekje djalin tim”, ka treguar me lot në sy, Arjeta, nëna e Erisit.
Ajo tregon se për një javë rresht kishte kërkuar ndihmë në spital për djalin e saj, por ndihma mungonte nga mjekët gjermanë.
“Kur shkova në spital më thanë që djali e ka lijën e ujit, pastaj më dhanë një krem për të lyer djalin, dhe më thanë i kalon. Djali im ka vdekur si shkak i moskujdesit të mjekëve, sepse për një javë rresht kam kërkuar ndihmë për djalin po nuk na kanë marrë parasysh”, rrëfen Arjeta.
Arjeta më tej ka treguar se jeta në kampet e Gjermanisë është e tmerrshme. Ajo ka thënë se frikësohet edhe për fëmijët e tjerë që mund t’u ndodh e njëjta gjë, pasi papastërtia është zero.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com