F.Krujë, ndalin trenin e mallrave
e grabisin 10 ton qymyr industrial

F.Krujë, ndalin trenin e mallrave<br />e grabisin 10 ton qymyr industrial
FUSHë KRUJE – Si në filmat e vjetër amerikanë, grabitet edhe në Shqipëri një tren mallrash e pikërisht ai i linjës hekurudhore Shkodër-Tiranë.

Autorët i kanë dalë para trenit në Murqin të Fushë Krujës, që ka ndaluar menjëhërë dhe kanë shkarkuar qymyrin, jo pak, por rreth 10 ton qymyr industrial, e cila sa është grabitur, aq është edhe shpërdoruar në tokë.

Autorët e vjedhjes nuk janë zbuluar ende, por policia është duke hetuar ngjarjen, përfshirë edhe makinistin si bashkëpunëtor.
 
Policia ka mbërritur në vengjarje me shumë vonesë, pas rreth katër orësh, megjithatë ka nisur hetimet për grabitjen.
 
Grabitja e trenit të mallrave në këtë segment nuk është e para, madje, janë të njohura edhe rastet kur ka pasur edhe të shtëna armësh në drejtim të trenit. Autorët nuk janë gjetur asnjëherë.

qymyri me logo
 (Shinat e trenit, ku qymyri koks është derdhur gjatë grabitjes)

Redaksia online
(arsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet