F1, Alonso triumfon në
Valencia dhe ‘çmend’ Spanjën

VALENCIA - Nga vendi i njëmbëdhjetë në të parin. Alonso ka bërë të çmendet publikun e tij në garën e Formula 1 të Valencia-s. Gjithçka nisi pas xhiros së 33 kur Vettel, në krye të garës në atë moment, u detyrua të parkonte Red Bull-in e tij, duke i hapur rrugë Alonso-s. Publiku në delir ngrihej në këmbë në çdo kalim të ferraristit.

Pas tij dy ish-ferraristë të tjerë, Kimi Raikkonen me Lotus dhe Michale Schumacher me Mercedes. Spanjolli rimerr kështu kryesimin e kampionatit të pilotëve: 111 pikë kundër 91 të Webber (që me Red Bull u nis i 19-i dhe përfundoi i katërti), 88 të Hamilton, 85 të Vettel.

Ndërsa në kampionatin e konstruktorëve Ferrari përmirëson pozicionin me një vend, e tretë me 122 pikë pas Red Bull me 176 dhe Lotus që shkon në 126. Dhe këtu duhen shpenzuar dy fjalë edhe Felipe Massa që sot u nis i 16-i, pra pa pikë, dhe përfundoi garën e pozicionin e shtatë.

“E vështirë të shpjegoj atë që ndjej, të fitoj këtu në shtëpi është diçka unike. Ndjesia është speciale”, tha Alonso në konferencë për shtyp duke komentuar fitoren.
“Kisha pasur edhe më parë mundësinë në Barcelonë në 2006 me Renault. E mbaj mend atë ditë. Përsërita veten – vazhdon – falë një skuadre speciale si Ferrari që solli këtu të gjithë tifozët me flamujt spanjollë”.

Fitorja e tij vjen një ditë pasi Spanja eliminoi Francës nga Europiani i futbollit: “Sot jam krenar që jam sportist spanjoll”, tha ferraristi që e cilësoi atë të sotmen “fitorja ime më e bukur”.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet