F1, Hamilton largon zhgënjimin,
edhe pse nuk ka fituar asnjë garë

F1, Hamilton largon zhgënjimin, <br />edhe pse nuk ka fituar asnjë garë
Lewis Hamilton ende nuk e ka lënë shenjën e tij me një triumf sic është mësuar në cdo botëror që kur hyri në garat profesionale të Formula 1. Në botërorin aktual në 2012, ai ende nuk është ngjitur në majën e podiumit, por nuk shqetësohet shumë, pasi kjo nuk do të vonojë.

Lewis Hamilton, piloti britanik i McLaren-Mercedes, me 53 pikë në vendin e tretë të renditjes synon që të lërë pas paraqitjet në 5 garat e para.

"Nuk jam i frustruar pasi garat janë ndërtuar kështu. Duke llogaritur kohët në provat zyrtare duhet të kishim marrë më shumë pikë por jemi në rrugën e duhur për tu përmirësuar" tha kampioni i 2008.

"Po punojmë shumë që të arrijmë nivelet e larta" tha piloti anglez. me dy Pole Position dhe tre podiume, nisja e sezonit nuk është për tu hedhur poshtë, por Hamilton kërkon më shumë. "Lewis ka qenë i pafat këtë vit, për shumë arsye. gara e fundit ishte zhgënjyese por nukë shtë faji i tij që u penalizua" tha shefi i McLaren, Martin Whitmarsh në vigjiljen e garës në Montecarlo.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit iranian, droni turk gjeti rrënojat e helikopterit! Si e lokalizoi me teknologjinë që s’ka Irani

Vdekja e presidentit iranian, droni turk gjeti rrënojat e helikopterit! Si e lokalizoi me teknologjinë që s’ka Irani