F1 të dielën, sulme online
dhe protesta në Bahrein

F1 të dielën, sulme online<br />dhe protesta në Bahrein
MANAMA, Bahrein - Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në Bahrein në prag të garës së F1 të dielën. Aktivistët antiqeveritarë kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë nën slloganin “tre ditë zemërimi”. Protesta ka patur edhe gjatë natës në fshatrat me popullsi Shiite përreth kryeqytetit Manama dhe policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës.

Ndërkohë sot website i F1 është sulmuar nga grupi i hakerave Anonymous dhe është bllokuar aktiviteti i tij, ndërkohë që në një deklaratë të shkruar në faqe kritikohej qeveria e Bahreinit për shtypjen me dhunë të lëvizjes që kërkon reforma në vend dhe kërkohet lirimi i të burgosurve politikë. Me gërma të mëdha të kuqe, në faqen e F1, pas sulmit nga hakerat lexohej “FORMULA NONE”.

Princi i kurorës Salman bin Hamad al Khalifa paralajmëroi se anullimi i F1 “do të forconte ekstremistët”. Megjithëse ai pranoi se vendi i tij nuk është një vend perfekt. Së bashku me princin ka qenë edhe presidenti I F1 Bernie Ecclestone i cili shtoi se “nëse njereëzit kanë ankesa për ndonjë gjë tjetër, kjo nuk është gara e F1”.

FIA, enti që drejton garat e F1 vendosi zhvillimin e tyre në Bahrein vetëm në minutat e fundit, pasi qeveria siguroi që situata ishte nën kontroll. Vitin e kaluar garat në Bahrein u anulluan pasi 35 protestues u vranë në shkurt dhe mars gjatë lëvizjes për demokratizimin e vendit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet