F1: Vazhdojnë protestat në Bahrein
edhe para provave zyrtare

F1: Vazhdojnë protestat në Bahrein<br />edhe para provave zyrtare
. "Për shkaqe logjistike, skuadra do të bëjë një ndryshim të planeve për fundjavë. Skuadra nuk është paraqitur në provat e dyta për t'u siguruar që të jetë sa më e suksesshme në provat e treta, kualifikime dhe në garë", thuhet në një komunikatë nga skuderia.

Dy anëtarë të Force India janë larguar nga Bahreini, pas frikës nga ndonjë sulm eventual. Dhuna ka shpërthyer edhe në orët e hershme të së shtunës, në një fshat që gjendet jo shumë larg pistës së garës së F1, në Sakhir. Tetëmbëdhjetë persona janë lënduar gjatë përleshjeve me forca të sigurimit.

Dhuna në Bahrein ka shpërthyer që nga viti i kaluar. Protestuesit shiitë duan t'i japin fund regjimit Sunit. Nga shkaku i dhunës ishte anuluar gara e Formula 1 në vitin e kaluar. Krerët e F1 janë kritikuar ashpër që kanë vendosur të mbajnë garën në Bahrejn këtë edicion.

Shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka kritikuar gazetarët që ishin prezentë në konferencë për mediat. "Ju djema e pëlqeni një ngjarje të tillë. Ajo çfarë na duhet është një tërmet apo një gjë e tillë, për të pasur çfarë të shkruajmë. Ju e kërkoni një histori dhe është një e mirë. Kur nuk ka histori, atëherë e shpikni ndonjë", ka thënë Ecclestone.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)