ANGLI - Edhe pse pa Pep Guardiolën në stol për shkak të dënimit nga Disiplina, Manchester City fitoi 4-0 këtë të shtunë në 'Etihad' kundër Liverpoolit në çerekfinalet e FA Cup. Tre golat e Erling Haaland dhe ai i Semenyo i dhanë të drejtën 'Qytetarëve' për të marrë një biletë për në fazën gjyëmfinale të kompeticionit më të hershëm në botë.
Përballja nisi me kujdesin e të dyja skuadrave për mos pësuar, por një ndërhyrje jo e saktë e kapitenit Virgil van Dijk brenda zonës së Liverpoolit, bëri që City të fitonte një penallti. Nga 11 metërshi Erling Haaland u tregua i saktë duke i dhënë të tijve epërsinë në minutën e 39-të. Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej kështu, sërish Haaland dyfishoi për Cityn.
Fraksioni i dytë nisi sërish me dominimin e vendasve, aty ku Cherki asistoi për Semenyo, me këtë të fundit që mposhti bukur me parabol portierin gjeorgjian Mamardashvili. Në minutën e 57-të Haaland 'vulosi' ndeshjen me golin e katërt të takimit. Sulmuesi norvegjez e dërgon në 33 totalin e golave të shënuar gjatë këtij sezoni me fanellën e Cityt.
Liverpooli mundësinë më të mirë e pati në minutën e 64-t, kur Momo Salah gaboi nga 11 metra largësi, i ndalur nga portieri Trafford. Kështu, City merr një fitore të lehtë në dukje dhe bëhet klubi i parë që siguron gjysmëfinalen e FA Cup, kompeticionit më të vjetër në botë për klube, sezoni i 145 këtë vit.
Komente










