Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas batalionit 'b2k', radhën e stërvitjes e ka batalioni i Vaut të Dejës 'b1k'. Ky batalion të do të stërvitet larg vendit të përqendrimit të përhershëm.
Trupat dhe mjetet e b1k u zhvendosën në Vig-Mnelë, ku për një javë u stërvitën duke përmirësuar aftësitë për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe në terrene të vështira.
Trupat e Vaut të Dejës testuan edhe aftësitë për të luftuar nga afër. Po ashtu në terrenet malore të Vig-Mnelës u stërvitën për kërkime në terrene të thyera.
FA në krye të detyrës! Batalioni 'B1K' stërvitje në terren të thyer, aftësi për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse
Komento
Paisjet jane komplet te amortizuara.... shikoni kamionet, ambulancen.
Përgjigju