Fabian Topollaj merr drejtimin e partisë: Bindja Demokratike do të garojë e vetme në 14 maj
Fabian Topollaj, kryetari i ri i Bindjes Demokratike
TIRANË- Partia Bindja Demokratike ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit 2023, e ndërsa ka ndryshime edhe në strukturat drejtuese. Nga dita e djeshme, në krye të kësaj partie të themeluar nga Astrit Patozi, do të jetë Fabian Topollajn deri në përfundim të garës. Vendimi për të dalë të vetëm, sipas tyre ka ardhur si pasojë e luftës brenda PD-së, çka ka ndikuar në pamundësimin e krijimi i një fronti opozitar i përbashkët.
“Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit.
Bordi i saj Drejtues, që u mblodh në Elbasan, vendosi që, në kushtet e një konflikti të paprinciptë brenda forcave kryesore të opozitēs, i cili ka pamundësuar krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, Bindja Demokratike të garojë e vetme në këto zgjedhje.
Nevoja e shoqërisë shoqërisë shqiptare për një alternativë të re opozitare si identitet politik i Bindjes Demokratike u përcaktua si lajmotivi i fushatës së çdo kandidati, në çdo bashki të Shqipërisë. Mbledhja vendosi gjithashtu të komandojë Fabian Topollajn si koordinator të partisë, deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Partia e re ‘Bindja Demokratike’ u themelua në 2019 për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit nga ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, një nga kritikët më të ashpër të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Zgjedhjet vendore të 2023 janë dekretuar nga presidenti Bajram Begaj në 14 maj, e kur kanë mbetur edhe pak kohë, opozita vijon të jetë e përçarë dhe nuk ka asnjë plan se si do të futen në garë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
6 Gusht 2024, 17:11
-
Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar
23 Korrik 2024, 18:12
-
Zbulohet kush e financoi (zyrtarisht) Belind Këlliçin! Kërkoi para edhe nga gruaja dhe mamaja! Njerëzit e Berishës i paguajnë TV-në e familjes/ JA EMRAT
23 Qershor 2024, 08:04
-
U kallëzua nga Rithemelimi se ushtroi presion ndaj administratës në zgjedhjet vendore, kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK
22 Maj 2024, 10:52
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës
25 Prill 2024, 11:05
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm në 3.88% të qendrave të votimit s’funksionoi teknikisht identifikimi elektronik, por u krye ai fizik
14 Mars 2024, 14:50
-
Qëlloi me armë zjarri drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga pas konfliktit për numërimin e votave, arrestohet Fatbardh Ismaili në Kurbin (VIDEO)
4 Shkurt 2024, 13:25
-
Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari vihet sërish në rrezik! KAS pranon ankimimin e ‘BF’: KQZ ta shqyrtojë
5 Janar 2024, 12:32
-
U filmuan duke folur për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, GJKKO dënon për korrupsion koordinatorin e PL-së Kristo Agalliun dhe Agron Durajn
19 Dhjetor 2023, 09:30
-
Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, SPAK dërgon për gjykim Klodian Kapidanin: Ofroi para që të votonin Fisnik Qosjen në Kavajë
5 Dhjetor 2023, 10:53
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis rinumërimi verifikues në 526 kuti! 40 qendra në verifikim nga votimi dhe numërimi elektronik
6 Nëntor 2023, 07:41
-
Berisha nxjerr videon nga Shkodra duke akuzuar bandën e Bajrave dhe SPAK: Nuk pranojmë rezultatin e 14 majit
30 Tetor 2023, 14:11
/ULTRA/,per fat te keq e ke gabim,Shqiperia nuk eshte ne doren e ketyre grupeve.Ne te vertete eshte ne duart e modelit autokrat, Rames,Berishes e Metes qe duan te vdesin ne karrige.
PërgjigjuFtyre antipatike.Ngeli Shqiperia ne dore te ktyre grupeve gej.
PërgjigjuSuksese. Fabian. Njeri me vlera.
Përgjigju