Fabio Capello: Në Katar u festua fundi i tiki-takës dhe lamtumira e 9-ës false

Fabio Capello: Në Katar u festua fundi i tiki-takës dhe lamtumira e 9-ës false

Fabio Capello

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka thënë se në Botërorin e Katarit u festua fundi i lojës tiki-taka me shumë pasime dhe nënta false në sulm. Për "Il Messaggero", Capello ka thënë se koha kur aplikohej te Barcelona ishte tjetër dhe se Guardiola 10 vite më parë kishte në ekip lojtarë si Messi apo Iniesta.

"Është turneu në të cilin festohet fundi i tiki-takës si mënyrë loje. Spanja i tha lamtumirë nëntëshit fals në sulm. Është një formulë që mund të funksionojë në disa raste dhe në disa kontekste, por nuk mund të bëhet sistem. Figura e qendërsulmuesit mbetet thelbësore. Posedimi i topit? Këtu i kthehemi një koncepti tim të vjetër. Posedimi i topit, kur nuk mbështetet nga shpejtësia, bëhet i pakëndshëm dhe joproduktiv. Futbolli i Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Në çdo rast, duhet të kujtojmë se Barcelona kishte lojtarë yje si Messi dhe Iniesta për t'i shkuar këtij skenari", tha Capello për Il Messaggero.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend