Fabio Capelo do të jetë trajneri i ri i ekipit të Rusisë deri më 2018. Një lajm të tillë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Nikita Simonjan. Në bankinën Ruse, italiani Capelo do të zëvendësojë trajnerin hollandez Dick Advoccakt. “ Jemi të kënaqur që kemi nënëshkruar një kontratë me trajnerin e njohur italian Fabio Capelo. Të gjithë e njohim teknikun dhe ne kemi besim të plotë se me Capelon do të arrijmë të bëjmë një paraqitje mjaft të mirë në eleminatoret e botërorit 2014 në Brazil” shprehet Simonjan. Të intersuar për shërbimet e trajnerit Fabio Capelo ishin edhe shumë klube në Itali, Angli dhe Spanjë, porn ë fund Rusia triumfoi duke siguruar shërbimet e tij tekniko-taktike. Anglia ka qënë ekipi i fundit që Capelo ka drejtuar në karrierën e tij. Italiani pritet që të sjellë një frymë të re në kombëtaren ruse të futbollit. Në karrierën e tij ai ka drejtuar shumë ekipe të suksesshme në rang kombëtaresh dhe klubesh.