Fabiola: Si të jesh një menaxhere
  e sukseshme në moshë të re

Fabiola: Si të jesh një menaxhere<br />  e sukseshme në moshë të re
TIRANE- Shpesh herë takojmë të rinj që studiojnë dhe marrin një diplomë, por që në hapat e parë janë të pakënaqur me frytet e punës? Në fakt, ky është një problem aktual dhe shqetësues për shoqërinë shqiptare, por që me pak sfidë dhe përkushtim ndaj punës ja del. Këtë pozitivitet na e përcjell më së miri menaxherja 26 vjeçare Fabiola Xhuvani, e cila një vit pas diplomimit është e kënaqur me pozicionin e punës që ka gjetur. Në këtë rrëfim ajo thotë se, nëse nuk ke dijet e duhura, një proflizim në një degë të caktuar, tregu të skualifikon lehtë.
 
Fabiola, ju jeni menaxhere e këtij supermarketi. Për të mos thënë më e reja në moshë. Sa kohë ka që jeni bërë pjesë e këtij stafi?
Kam një vit që jam bërë pjesë e stafit të “Big Market” si menaxhere e kësaj pike. Në fakt, jam vajza më e re në këtë staf, por ndjehem shumë komode.
 
Si jeni gjendur në këtë pozicion pune?
Pasi mbarova studimet kërkova në bazë të kualifikimeve dhe u përzgjodha për këtë vend pune. Sigurisht, që është një përgjegjësi e madhe, por me ndihmën edhe të kolegëve ja kam dalë më sukses. Është një punë jo vetëm e vështirë, por e bukur në të njëtën kohë pasi njeh njerëz dhe karaktere të ndryshme.
 
Ju ka orientuar dikush apo ishte dëshira juaj të ishit një menaxhere?
Të menaxhosh është e vështirë, por edhe pse jam shumë e ngarkuar gjatë gjithë ditës, kur merr rezultatin lehtësohesh. Përsa i përket orinetimit, them se një ndihmë të madhe më ka dhënë edhe familja. Sot, pas kaq vitesh studime mendoj se e kam nisur mbarë.  
 
Ku janë synimet tuaja në një të ardhme?
Nuk e di se çfarë na ofrohet, por shpresoj që në një të ardhme të kem një pozicion më të lartë. Gjithsesi ja lëmë të ardhmes se çfarë do të na ofrojë. Për momentin ky pozicion pune më fal kënaqësi dhe mendoj se ishte një fillim i mbarë për mua në një moshë të re.
 
Pra, një fillim i mirë është një derë e hapur për të rinjtë?
Sigurisht! Nëse ti nuk provon mundësitë që të jepen që në hapat e para të karrierës si menaxhere, nuk mund të presësh që të nisësh direkt një punë ku ke një pozicion dhe pagë të lartë. Çdo shkallë ngjitet hap pas hapi.
 
Je e kompletuar në këtë moment?
Them se jam e kompletuar 50 % të pritshmërive të mija përsa i përket profesionit. Le të shikojmë çdo na ofrohet për të ngjitur një nga një shkallët e suksesit.   


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)