Franca dërgon ndihma humanitare në Irak por nuk parashikon të ndërhyjë ushtarakisht kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI), deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius, gjatë një konference për shtyp në Erbil (Kurdistani irakian).

"I takon irakianëve të kryejë këtë luftim", theskoi Fabius, i cili shprehet në krah të Massoud Barzani, presidenti i rajonit autonom të Kurdistanit irakian.

"Mbështetja ynë aktualisht është humanitare dhe një ndërhyrje ushtarake për momentin nuk parashikohet nga Franca", theksoi shefi francez i diplomacisë, i cili ndodhet në një vizitë një ditore në Irak për të vëzhguar livrimin e ndihmave humanitare franceze për civilët që arratisen nga përparimi i xhihadistëve.

Fabius takoi fillimisht në Bagdad ministrin e përkohshëm irakian të Punëve të Jashtme, Hussein Chahristani.

"Është e nevojshmë që të gjithë Irakianët të ndihen të përfaqësuar dhe të mund të zhvillojnë së bashku këtë luftë kundër terrorizmit", deklaroi ministri francez, ndërkohë që Iraku, që po përballet prej dy muajsh me një ofensivë xhihadiste, ende nuk ka një qeveri./ATSH/