Mesfushori Fabregas gjatë një intervistë për mediet vendase ka deklaruar të paktën para kamerave se kurrë nuk e ka menduar një largim të mundshëm nga Barcelona.

“Kurrë nuk kam thënë se mund të largohem, as që kam biseduar me presidentin dhe trajnerin për këtë.

Ajo çfarë nuk e di është se si mund të thuhet se kjo është e vërtetë vetëm sepse disa gazetarë e kanë shkruar.

Ëndrra ime është të qëndroj këtu dhe të arrij sukses”, ka thënë Cesc.

United u interesua maksimalisht këtë verë për atë. Megjithatë pas katër apo pesë ofertave hoqi dorë nga mesfushori me numrin 4.



d.b/shqiptarja.com