Ushtarët e fundit ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit kanë marrë urdhrin nga Kievi që të ndalojnë luftën për të mbrojtur qytetin.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një video-mesazhi të Denis Prokopenko, Komandant të Batalionit Azov, një nga njësitë ukrainase të pranishme në uzinën e rrethuar nga rusët.
Komanda eprore ushtarake ka dhënë urdhër për të shpëtuar jetën e ushtarëve të garnizonit dhe të ndalojnë mbrojtjen e qytetit.
Prokopenko konfirmoi se të gjithë të plagosurit rëndë u liruan nga kompleksi industrial.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët
