Një mini fabrikë e përpunimit të qumështit në fshatin Siman të Gramshit është shkrumbuar e gjitha dhe shkak për këtë është bërë një zjarr i papritur i rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Siç tregojnë edhe banorët e zonës, flakët janë konstatuar prej tyre katër orë me vonesë, ndërkohë që ato janë shuar nga vetë ata, pasi zjarrfikësja nuk ka mundur që të shkojë për shkak të terrenit të vështirë.

Sipas pronarit të kësaj mini fabrike, Ridvan Hasani, ai ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi kjo është e dyta herë që biznesi i tij digjet dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën e 4.5 milion lekëve.

Edhe policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes thotë se, pista kryesore e hetimit është ajo e një zjarrvënje të qëllimshme.

Në këtë mini fabrikë ishin të punësuar 7 punëtorë ku përpunohen 2 ton qumësht në ditë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com