Fabrikë gjermane për prodhim tankesh në Ukrainë?

Fabrikë gjermane për prodhim tankesh në Ukrainë?

CEO i koncernit të armatimeve "Rheinmetall" Armin Papperger me një ushtar para tankeve Panther

"Panther" konsiderohet si një nga tanket më moderne në botë, që prodhohet nga koncerni gjerman Rheinmetall. Kompania tani dëshiron të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë.

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall po negocion me autoritetet në Kiev për hapjen e një fabrike për prodhimin e tankeve në  Ukrainë. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Armin Papperger, tha se bisedimet me Ukrainën janë "premtuese" dhe se shpreson që një vendim do të merret së shpejti, "në dy muajt e ardhshëm."

“Fabrika e Rheinmetall mund të ndërtohet në Ukrainë me kosto prej rreth 200 milionë euro”, tha Papperger, duke shtuar se një fabrikë e tillë "do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 400 tanke të tipit Panter në vit”.

Kreu i Rheinmetall është i bindur se fabrika në Ukrainë mund të mbrohet edhe nga sulmet ajrore ruse, sepse një fabrikë e tillë mund të jetë edhe objektiv i sulmeve ruse me raketa.

Papperger pretendon se aleatët e Kievit aktualisht po dërgojnë armë të mjaftueshme për të mbrojtur Ukrainën. Por kjo sasi armësh nuk është e mjaftueshme që Ukraina të rimarrë territoret e saj të okupuara nga Rusia. Sipas tij, Ukrainës i duhen nga 600 deri në 800 tanke për të fituar luftën. Edhe nëse Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do t'i jepte Kievit të gjitha 300 tanket që ka në dispozicion, nuk do të mjaftonte për të fituar këtë luftë, vlerësoi Paperger dhe shtoi se koncerni Rheinmetall është duke punuar me kapacitet të plotë për të plotësuar kërkesat.

"Lufta ka të ngjarë të zgjasë me vite", theksoi Papperger.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dekaloi së fundi se Berlini vazhdon të zgjerojë ndihmën e tij ushtarake për Kievin. Si shembull, ai përmendi vendimin për të furnizuar Ukrainën me mjete luftarake të këmbësorisë Marder, me tanket luftarake Leopard 1 dhe Leopard 2, si dhe me pajisje të tjera të domosdoshme për luftë.

Aktualisht, ushtarët ukrainas po vazhdojnë stërvitjen për përdorimin e tankut "Leopard 2”. Berlini do të dërgojë gjithsej 18 tanke të tilla në Kiev. Siç është raportuar më parë, shuma e ndihmës që Gjermania i ka ofruar ose i ka garantuar Ukrainës, që nga shkurti i vitit 2022, është mbi 14 miliardë euro. Në këtë shumë nuk janë të përfshira vetëm ndihmat ushtarake, por edhe ndihmat humanitare dhe financiare./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren