Facebook drejt një miliard përdoruesve
Numri i përdoruesve të Facebook është duke kapur shifrën një miliard, duke shënuar një rritje me 33% në krahasim me vitin e kaluar.
Numri i përdoruesve të Facebook është duke kapur shifrën një miliard, duke shënuar një rritje me 33% në krahasim me vitin e kaluar. Shifra del nga bilanci i tremujorit të parë të këtij viti, ku numri i përdoruesve është 901 milionë. Vitin e kaluar në 31 mars, numri ishte 680 milionë.
Një tjetër shifër marramendëse është shkarkimi I fotove, 300 milionë foto në ditë hidhen në Facebook.
Ndërkohë që kompania e Marck Zuckerberg pritet të hyjë në bursë pas mesit të majit, shifra e fitimeve shënon rënie në krahasim me tremujorin e parë të 2011, këtë vit janë fituar 205 milionë dollarë, 12% më pak. Por xhiroja shënon një rritje me 45% për të njëjtën periudhë. Janë një milliard dollarë që kanë kaluar nëpër kontot e kompanisë vetëm në tre muajt e parë të 2012. Nga këto, 872 milionë vijnë nga reklamat, ndërsa 186 milionë nga pagesat e përdoruesve për aplikimet e ndryshme.
Duke bërë pjestimet, çdo përdorues i jep Zuckerbergut një fitim prej gati 5 USD.
Ulja e fitimeve vjen në fakt nga investimet që po bën kompania pikërisht në prag të daljes në bursë. Faceboook bleu Instagram për 1 miliardë dollarë, si edhe 650 patenta të ndryshme nga Microsoft për vlerën 550 milionë USD.
Përparime që vërtet të heqin mendjen ato të Facebook, mendoni, në vitin 2004 kishtë ‘vetëm’ një milion përdorues, tre vjet më vonë ky numër u 20-fishua. Tani, shumë shpejt, Zuckerberg mund të presë shiritin e një miliard përdoruesve.
Në botën e rrjeteve sociale, gjigandi tjetër që e ndjek Facebook-un hap pas hapi është Twitter, me 500 milionë përdorues.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41