Facebook, me Enemy Graph mbërrijnë “armiqtë”

Facebook, me Enemy Graph mbërrijnë “armiqtë”
TIRANE – Mungon ende butoni “Nuk më pëlqen” por Facebook tani ka një aplikacion, jo zyrtar, ku të mbledhësh armiqtë, përveç miqve. Ngjyra e kaltërt e faqes sociale bëhet kështu pak më e zezë, por në fund të fundit edhe ndjenjat negative kanë vendin e tyre në sheshin dixhital. Numri i përdoruesve është në rritje, si për të nënvizuar nevojën e një opcioni të tillë.

Gjetja ka ardhur nga një akademik, përgjegjës i programit mbi mediat e reja në Universitetin e Dallas. Dean Terry ka menduar se përdoruesve të Facebook u mungonte mundësia për t’u shprehur plotësisht dhe kështu lindi Enemy Graph, një aplikacion që funksionon në platformën e Facebook.

Shumë thjeshtë – por edhe me shumë kënaqësi – ai lejon të plotësohen lista personash dhe gjërash që nuk na pëlqejnë. Një opcion interesant quhet “social dissonance” dhe të njofton kur dikush prej kontakteve të tua bëhet mik i një prej armiqve dhe kështu qarku i armiqësisë zgjerohet edhe më shumë.

Sigurisht që bëhet fjalë për një lojë të madhe dhe vetë Terry e cilëson aplikacionin një “ofendim për faqet sociale” dhe parashikon që Facebook së shpejti ta bllokojë atë. Nuk mund të cilësohet armik dikush që nuk gjendet në listat e miqve. Me siguri ka njerëz që do ta marrin atë seriozisht por për pjesën më të madhe të përdoruesve bëhet fjalë për një mënyrë për t’u hakmarrë me Facebook i cili injoroi kërkesën e 3 milion përdoruesve për një buton “Nuk më pëlqen”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar