Facebook probleme me
faqen, Twitter tallet

Facebook probleme me <br />faqen, Twitter tallet
TIRANE – Mëngjesin e sotëm miliona europianë e kanë pasur të pamundur të futen në profilet e tyre në Facebook për shkak të disa “problemeve teknike”. Mbreti i social medias-s, me mbi 800 milionë përdorues në të gjithë botën, ka rinisur të funksionojë vetëm rreth orës 09:00.

Sipas faqes ZDnet, problemi ka prekur vënde të shumta si Estonia, Francia, Gjermani, Islanda, Izraeli, Italia, Hollanda, Rusia, Spanja, Suedia, Zvicra, Ukraina, përveçse Egjiptin dhe Afrikën e Jugut.

Ndërkohë, përdoruesit e Twitter – social netëork rival me Facebook – kanë përfituar menjëherë nga rasti për të “festuar” duke krijuar enkas një hashtag (fjale kyçe) #facebookdown që kaloi në vendin e parë si argumenti më i përfolur në të gjithë botën.

Nga ana e tij Facebook nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të konfirmonte mungesën e shërbimit “për një farë numri përdoruesisht në Europë” që u shkaktua nga “vështirësi teknike”. “Problemi – bën të ditur Facebook në një deklaratë – është zgjidhur dhe tashmë të gjithë mund të hyjnë” në faqe. Por mbi shkakun e këtij “problemi teknik” heshtje absolute.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme

Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme