Lehtësimi i kontakteve mes të famshmëve dhe fansave të tyre, me një aplikacion të dedikuar që e bën më të menaxhueshëm fluksin e mesazheve për personazhet publikë, ky është objektivi i "Mentions", aplikacioni i ri i VIP-ave, i iniciuar nga Facebook në SHBA, një muaj më parë dhe që tani në dispozicion të 40 vendeve. Kërkesa është vetëm për "aktorë, sportistë, muzikantë dhe figura të tjera publike". Për përdorimin e tij nuk është e mjaftueshme që të keni vetëm një profil në Facebook, por duhet të keni një faqe të verifikuar. Aplikacioni ju mundëson të ndani më të rejat, fotot, videot dhe seanca të organizuara pyetje-përgjigje. Por jo vetëm, gjithashtu ju mundëson për të gjetur se kush janë bisedat më shumë të popullarizuara dhe të merrni pjesë duke ndarë mendimet. Me "Përmend" (Mentions), Facebook vazhdon strategjinë e tij të diversifikimit në celular./ATSH/