Facebook-u është gjithnjë e më shumë luftarak përsa i përket e-mail-it. Pas zëvendësimit në qershor të adresave private të përdoruesve @facebook.com, e cila përkon me fundin e pushimeve dhe të kthimit në punë, ekipi i Mark Zuckerberg publikon opsione të reja në seksionin e mesazheve, të cilat për një kohë të gjatë kanë mbetur të pandryshuara.
Rrjeti social prezanton një grafikë të reja në dy kolona: në njërën anë është lista e mesazheve, ndërsa në anën tjetër bidesat në vazhdim. Por gjithashtu edhe mundësi për të postuar foto duke e bërë më argëtuese. Edhe blerja e Instangram ka qenë një nga më të rëndësishmet për rrjetin social. Pamja dhe opsionet e reja e shtyjnë akoma më shumë opsionin e mesazheve private në një në një program të postës siç është Microsoft Outlook.
Formati i ri do të jetë në dy kolona: në të majtë listën e bisedave në mënyrë kronologjike dhe të grupuar nga përdoruesit, ndërsa në të djathtë biseda e përzgjedhur. Mjafton një e klikuar mbi kolonën e majtë për të kaluar nga një mesazh tek tjetri, pa qenë nevoja për të lënë faqen, pak e shumë siç ndodh në postën elektronike. Një tjetër risi do të jetë edhe mundësia për të kërkuar mesazhet nëpërmjet një emri ose fjale kyçe, të vendosen një seri e re fytyrash të animuara.
Dhe së fundi, janë shtuar edhe opsionet me anë të tastierës: për të shkruar një mesazh të ri mund të klikohet vetëm një Alt + Q në PC apo komandëa + Q në një Mac. Këto ndryshime në rrejtin social do të aplikohen fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas do të shpërndahet në vende të tjera.
Opsionet e reja për mesazhet janë hapa përpara në krahasim me versionin e mëparshëm pas lajmeve në front e-mail, i cili u zhvillua në fund të qershorit. Ndryshimi që rrjeti social i ka bërë adresave të emailit të përdoruesve përshembull nga @yahoo.com në @facebook.com ka shkaktuar mjaft polemika mes përdoruesve.
Kjo qasje e re ndaj programimit më të strukturuar të e-mail-it tregon se rrjeti social është duke publikuar në mënyrë gjithnjë e më agresive e-mail e saj që ka lindur në nëntor të vitit 2010.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com