Çdo përdorues i rrjetit social Facebook do të ketë mundësinë të njihet më informacione të hollësishme për çdo material të cilin nuk duhet ta publikojë, të cilët bien ndesh me rregullat e Facebook.
 
Një seksion i veçantë për “organizatat e rrezikshme” do të jetë aktiv për çdo përdorues, ku do të shfaqet më shumë informacion rreth materialeve të cilat lejohen ose jo të publikohen në këtë rrjet social.
 
Udhëzimi i ri do të zëvendësojë një të vjetër në faqen e internetit të kompanisë, dhe do të dërgohet për përdoruesit të cilët ankohen për postet e të tjerëve.
 
Monika Bicket, drejtoreshë e përgjithshme e Facebook për politikat botërore, ka thënë për BBC se një udhëzim i tillë është mjaft i rëndësishëm dhe u jep përgjigje të gjithë atyre të cilët nuk kanë marrë një përgjigje në lidhje me kërkesat e tyre. 

Firma amerikane është shprehur se beson që rregullat e reja do të jenë të qarta dhe të kuptueshme. Kjo masë e marrë nga rrjeti social Facebook është vlerësuar nga një prej këshilltarëve të kësaj kompanie, i cili e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme duke marrë parasysh edhe faktin që rreth 1.4 miliard njerëz përdorin shërbimin e tij të paktën një herë në muaj.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)