Supë me lulelakër

Përbërësit:

  • 1 boçe lulelakër
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • Degë trumze
  • Spec i kuq djegës sipas dëshirës
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosni në tenxhere lulelakrën të ndarë në boçe, shtoni qepën e prerë, thelpinjtë e hudhrës, trumzë, vaj ulliri dhe erëza. Piqini sa të marrin ngjyrë, pastaj shtoni ujin e nxehtë dhe pasi të ziejë e kaloni në blender. E shërbeni supën me limon, piper të zi edhe degë trumze.